Home Uncategorized Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut: Së shpejti do të ndalet një bllok tjetër...

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut: Së shpejti do të ndalet një bllok tjetër i KEK-ut





Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, e ka vlerësuar stabile situatën e tanishme me njësitë e Kosovës A dhe Kosovës B, por ka shtuar se vjetërsia e tyre nuk garanton punë të papenguar.

Krasniqi në emisionin “60 Minuta” në KTV, tha se me futjen në funksion të njësisë B2 vendi kursen shumë para që do të duhej t’i jepte për import të energjisë.

Por ai ka paralajmëruar se shpejt, edhe një njësi e KEK-ut do të ndalet, pasi duhet të shkojë në servisim të rregullt.





“Bëhet fjalë për njësinë A3, është servisim i rregullt që bëhet çdo tre muaj e gjysmë”, tha Krasniqi.

Ai foli edhe për riparimin e njësisë B2, e ku sipas tij, mbi 90 për qind e punëve është kryer nga ekspertët vendorë.

Shkaku i prishjes, do të zbulohet për pak ditë, pasi komisioni i caktuar të dorëzojë raportin.

“Por sipas indikacioneve që kemi, nuk bëhet fjalë se avaria ka ndodhur nga faktori njeri”, shtoi ai.