Home Uncategorized Haradinaj: Unë si kryeministër nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë

Haradinaj: Unë si kryeministër nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë





Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku u diskutua lidhur me rritjen e paralajmëruar të energjisë elektrike, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,

tha se gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës ishte përballur me situatën e njëjtë me të cilën po përballet tani Kurti, ku atëkohe ishte pikërisht ZRrE e cila pati kërkuar rritjen e çmimit të energjisë.

Haradinaj ia rikujtoi Kurtit deklaratat e mëhershme, i cili sa ishte opozitë pati premtuar zbritjen e çmimit të energjisë.

“Sa isha kryeminister nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë. Kryeministri Kurti duhet ta bëj të njëjtën gjë pavarësisht që nuk është një zgjidhje e lehtë”, u shpreh ai