Home Uncategorized Demaçi: Zv. Ministri serb ishte në Graçanicë, u tha gazetarëve serb: Neve...

Demaçi: Zv. Ministri serb ishte në Graçanicë, u tha gazetarëve serb: Neve na duhet Rugova, mos shkruani kundër tij





I ndjeri, veprimtari i çështjes kombëtare z. Adem Demaçi në vitin 2014, kishte treguar disa detaje të pathëna më herët për figurën dhe veprimtarinë e ish Presidentit tashmë të ndjerë, z. Ibrahim Rugova.

Ai kishte treguar në RTK se “Rugovës ia ka hap rrugën Serbia, sepse mirë e ka vlerësu se ky njeri s’ka gja prej tij, ky s’është i vendosur me ba asgjë, unë kam informata të sakta zotëri, më vjen keq por duhet ta them këtu pasi me ngrehe për goje, kam informata të sakta që ka ardhë Zv. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në Graçanicë,

i ka mbledhë gazetarët serbë, në mesin e tyre ishte edhe një shqiptar – korrespodent i francezëve, edhe ka thanë ai “shikoni, asnjë fjalë të keqe kundër Rugovës, as me shkrim e as me gojë, ai njeri neve na duhet, a e kupton se çka do të thotë kjo”.





“Rugova ishte ne rrugën e kombit sa ishte lehtë, si u vështirësuan punët ai iku, ju shishmu rakia, konjaku e kolltuku, ai filloje me e harru edhe rrugën e kombit.

Rugova ka qenë i urtë e burrë i mirë, por ishte një frikacak i madh, ai nuk shkojë asnjëherë tek familja e Adem Jasharit, po po do të shkoje gjithmonë thoshte.

E keqja e ti ka qene se u kanë shumë frikacak, Rugova e morri aeroplanin e armikut e la popullin vete e shkoje ne Itali”, thoshte Adem Demaçi.