Home Uncategorized Selmanaj: Turp për krejt neve klasën politike – përfshirë edhe Vetëvendosjen –...

Selmanaj: Turp për krejt neve klasën politike – përfshirë edhe Vetëvendosjen – që dështuam këto 20 vjet





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë që e gjithë klasa politike e 20 vjetëve të fundit duhet të ndihet e turpëruar për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova sa i përket problemit të furnizimit me energji.

“Unë kam bindjen që të gjitha partitë politike duhet të pajtohen me diçka. Kemi dështu, dhe faji është i secilit prej nesh. Nëse ne sot flasim për termocentralet që janë ndërtu në vitet ’60, ’70, dhe i kemi eduku njerëzit në Kosovë se çka osht kazani, a ka rrjedhje në kazan,

tash së fundmi se çka është bojleri, çka është filteri, çka është lopata – po ky është tmerri i politikbërjes 20-vjeçare në Kosovë”, ka thënë Selmanaj në parlament.





“Ka dështu Projekti Bilfinger, ka dështu Projekti i Kosovës së Re, ka dështu projekti i Contour Global-it, dhe tash po dështoni edhe me gazin”.

Mirëpo, sipas Selmanajt, tash hise të fajit ka edhe Lëvizja Vetëvendosje që po i ndal projektet e reja në Kosovë që mund ta përmirësonin ose zgjidhnin këtë problem të kamotshëm të vendit.

“Dhe nuk jeni pa faj Lëvizja Vetëvendosje – pothuajse për të gjitha këto me orë të tëra keni organizuar konferenca për media për t’i kundërshtuar këto dhe si përfundim, emëruesi i përbashkët është që të gjithë neve duhet me na ardhë trup si klasë politike ndaj njerëzve që na kanë zgjedhë këtu”.





“Turpi është mbi neve të gjithëve përfshirë edhe juve që së fundmi po provoni me çdo kusht me i ndalë projektet e reja gjeneruese që mund të vijnë si rezultat i gazit që vjen në Kosovë”.