Home Uncategorized Prezantuesja shqiptare: Besoni ose jo, Kristiano Ronaldo më ka shkruajtur

Prezantuesja shqiptare: Besoni ose jo, Kristiano Ronaldo më ka shkruajtur





Alesia Bami ka lëshuar së fundmi një tjetër deklaratë të fortë, teksa ishte pjesë e një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi, ajo zbuloi një detaj që u duk i pabesueshëm edhe nga të pranishmit në studio.

Gjatë lojës Alesia zbuloi diçka nga jeta e saj private, ajo duhet të tregonte emrin e një futbollisti që i kishte shkruar disa herë, ose kushte dalë për darkë.


“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha ajo.





Por më pas, shtoi me shaka se i kishte dërguar mesazh ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo.

“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson, unë përgjigjen time do e jap, Kristiano Ronaldo.”

Kaq mjaftoi dhe në studio shpërthyen të qeshurat, askush nuk e besoi deklaratën e saj dhe Edi Manushi vendosi ta godasë me vezë në kokë.