Home Uncategorized Policia jep detaje për rënien e nxënësit nga kati i dytë i...

Policia jep detaje për rënien e nxënësit nga kati i dytë i shkollës në Pejë, lëndimet e fëmijës janë të rënda!





Indeksonline ka mësuar se një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i shkollës “Asdreni” në Pejë.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin duke konfirmuar se fëmiu i aksidentuar është nisur për në QKUK në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një femijë ( nxënes) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje,

fëmija është dërguar me autoambulancë ne Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë” thuhet në njoftimin e Policisë, dhënë për Indeksonline.