Home Uncategorized Ngritet aktakuzë ndaj Skender Hysenit

Ngritet aktakuzë ndaj Skender Hysenit





Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Hysenit, i cili akuzohet se në cilësi të ish-Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë së tij.

Sipas aktakuzës, Hyseni në formularin për deklarim të pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij, raporton Betimi për Drejtësi.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Hyseni me dashje nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë me rastin e marrjes së detyrës si Koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit.