Home Uncategorized “Haram…”/ Komenti i Shefqet Krasniqit për amerikanin të cilit iu vendos zemra...

“Haram…”/ Komenti i Shefqet Krasniqit për amerikanin të cilit iu vendos zemra e derrit





Një 57-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kryelajmi i mediave botërore, pasi të njëjtit i është transplantuar zemra e derrit.

Ky transplantim cilësohej si shpresa e fundit për ta shpëtuar jetën e amerikanit, ndonëse ende nuk është e qartë se cilat janë gjasat afatgjata për mbijetesë, shkruan BBC.

Një zhvillim kaq i madh në botën e mjekësisë nuk është mirëpritur nga hoxha kosovar, Shefqet Krasniqi. Sipas tij një veprim i tillë është degradim dhe haram.





“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e degradu fjalën e Zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klan Kosova.

Sipas Krasniqit, mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje edhe më “haram” se alkooli.

“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alkoolit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë mysliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, shtoi Krasniqi.