Home Uncategorized Fëmijët e gruas që u vra në Llaushë në gjendje të rëndë...

Fëmijët e gruas që u vra në Llaushë në gjendje të rëndë emocionale





Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se njëri nga fëmijët e gruas që u vr.a në Llaushë të Skenderajt është në gjendje të rëndë emocionale.

Ai ka thënë se fëmijët kanë qenë në shtëpi në momentin kur babai ua v.ra u nënën.

“Gjendja është jashtëzakonisht e rëndë emoci onale. Ata kanë qenë pjesë e atyre skenave. Vajza është në gjendje më të rëndë emocionale. Është në trajtim të mjekëve përkatës dhe sigurisht që i kam takuar dhe kemi biseduar me ta”, tha Nura.





“Dy djemtë janë emocionalë kuptohet por trajtim psikologjik nga ajo që di dhe nga kontaktet që kam pasur me familjarë të tjerë vajza është në trajtim psikologjik”, ka deklaruar kryetari i Skenderajt në T7.

Kujtojmë se Nura sot njoftoi se u ka siguruar aty strehim dhe asistencë sociale dhe ka premtuar se do të jenë prioritet i tij në të ardhmen.

48-vjeçarja dyshohet se u v.ra nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt.