Home Uncategorized Si 16 vjeçar, koha kur vëllau i Nasimit, nga burgu u dërgua...

Si 16 vjeçar, koha kur vëllau i Nasimit, nga burgu u dërgua në spital shkaku i torturave





Veprimtarja Safete Hadërgjonaj i është kundërpërgjigjur ashpër analistit Xhevdet Pozhari pasi e akuzoi dhe talli z. Nasim Haradinaj i cili kishte nxjerrur lot në Hagë për vëllaun e tij Agron Haradinaj.

Ky i fundit, pra vëllau i Nasimit, Agron Haradinaj ishte dënuar si 16 vjeçar me 3.7 vjet burg. Më vonë, pasi ishte rritur ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Agroni ishte i burgosuri politik më i riu në Evropë.

Postimi i plotë:

Nuk di kush është ky farë Xhevdet Pozhari, por ky mjeran nuk njeh historinë e familjes së Nasim Haradinajt.





Turp të qofte Xh.P!!!

Ti nuk di apo nuk don me ditë se çka ka vuajt kjo familje që nga viti 1981 kur u burgos Nasim Haradinaj e babai i tij atdhetari i madh i çështjes tonë kombëtare Ismajl Haradinaj.

E pas tyre u burgosen u maltretuan në format më të keqija e tërë familja. Xhevdet mjerani, Agron Haradinaj u burgos u maltretua u sakatua në burgjet e Jugosllavisë. Shikoje këtë fotografi të Agron Haradinaj me gjyshen e tij e vetmja nga familja që nuk u dërgu në burg.

E vetmja që mund ta vizitonte nipin e tij fëmijë 16 vjeçar, kur nga burgu e dërgojnë në spital të maltrtuar në formen më të keqe.





O Xhevdet mjerani, Agroni sot vuan pasojat e atyre torturave e kur emri i tij përmendet edhe gur po të jesh të rrjedhin lotët, jo vetem Nasimit që e ka vëlla por të gjithë neve që njohim mirë kontributin e ti e të tërë familjes për lirinë e këtij vendi. Nasimi po paguan çmimin e lirisë së Kosovës, por po na bënë krenar si popull me qendrimin e ti.