Home Uncategorized Ky është viktima e tretë e aksidentit tragjik në Lupç ishte mësues...

Ky është viktima e tretë e aksidentit tragjik në Lupç ishte mësues (FOTO)





Safet Maqestena i lindur në vitin 1985 është personi i tretë që humbi jetën si pasojë e aksidentit mes tri automjeteve që ndodhi dje në mëngjes në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ndërroi jetë pas mesnatës në QKUK, ku po trajtohej që nga mëngjesi i djeshëm, mirëpo nuk u mbijetoi dot plagëve.


Safet Maqastena
Për vde.kjen e tij kanë shkruar miq dhe të afërm të tij.

“‘Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi’. Mësuesi Safet Maqastena, Zoti e mëshiroftë në Xhehnet, ishte një shok, një mik i vërtet”, shkroi njëri nga ta.

Në vendin e ngjarjes dje ndërruan jetë Ruzhdi Uka, i lindur më 1956 dhe A.B., i lindur në vitin 1961.

Tetë të lënduarit e tjerë, në mesin e tyre një shtetas i Austrisë, po vazhdojnë trajtimin mjekësor në QKUK.