Home Uncategorized 24-vjeçari model që u martua me 61-vjeçaren thotë se po përpiqen të...

24-vjeçari model që u martua me 61-vjeçaren thotë se po përpiqen të bëjnë një fëmijë





Një gjyshe 61-vjeçare dhe bashkëshorti i saj i ri, 24 vjeç, kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë fëmijën e tyre të parë së bashku përmes një nëne surrogate – pavarësisht diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë.

Influenceri Quran McCain dhe gruaja e tij, nëna e shtatë fëmijëve, Cheryl McGregor, nga Roma, Gjeorgjia, u takuan për herë të parë në vitin 2012 ndërsa të dy punonin në restorantin e ushqimit të shpejtë “Dairy Queen”, kur ai ishte vetëm 15 vjeç.

Por ndjenjat romantike lulëzuan shumë më vonë. Ata humbën kontaktin, por u rilidhën në vitin 2020 kur kujdestari i Quran pa Cheryl-in duke punuar si arkëtare në një dyqan, shkruan DailyMail.





Shkëndijat fluturuan menjëherë mes çiftit dhe ata filluan të takoheshin. Ata u martuan vitin e kaluar dhe tani janë gati të zgjerojnë familjen.

Cheryl ka tashmë shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por çifti tha se “ndjehen se meritojnë të kenë fëmijët e tyre”.

“Ne u martuam në shtator të vitit 2021, dhe u bënë disa muaj që jemi gati të krijojmë një familje”, tha Quran.

“Cheryl është 61 vjeçe dhe ka shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë”, tha modeli i martuar me 61-vjeçaren.





Dyshja u përpoqën të bënin fëmijë me shtatzëni natyrale, por për shkak të moshës së Cheryl, ata vendosën t’i drejtoheshin zëvendësimit ose birësimit.

“Ne preferojmë zëvendësimin, megjithatë, kemi parë shumë njerëz të përfshirë në komplikime ligjore shumë kohë pas lindjes së fëmijës”, vazhdoi Quran.