Home Uncategorized Ekskluzive: Viktima dhe i dyshuari për plagosjen në Prizren

Ekskluzive: Viktima dhe i dyshuari për plagosjen në Prizren





Një mosmarrëveshje në komunikacion përfundoi me pla.gosje sot në mesditë, në qytetin e Prizrenit. Dy persona u konfrontuan në trafik, në rrugën “Xhemil Fluku”, ku pati edhe të shtëna me ar më zjarri. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit dhe viktimës të këtij rasti.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që plagosi një person është Lekë Veseli.


Lekë Veseli
Lekë Veseli dyshohet se qëlloi me ar.më zjarri Bekim Gashin, duke e plagosur në këmbë.






Bekim Gashi
Rasti ndodhi rreth orës 14:30, ku në vendin e ngjarjes më pas doli edhe Policia e Kosovës, me ç’rast sekuestroi edhe ar.mën e cila dyshohet se u përdor nga i dyshuari.

Në raportin zyrtar të Policisë thuhet se pas arre stimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndërsa sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës Bekim Gashi është e mirë, dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.