Home Uncategorized I burgosuri politik: Si fëmijë, në 1980 Nasimi hyri tek Stacioni i...

I burgosuri politik: Si fëmijë, në 1980 Nasimi hyri tek Stacioni i Policisë dhe vendosi afishe





Katër momente pikante që tregojnë karakterin mosbindës dhe guximin e pashoq të Nasim Haradinajt që nga fëmijëria:

Shkruan: Rasim Selmanaj / veprimtar dhe i burgosur politik

1. Në aksionin e vitit 1980 në shpërndarjen e afisheve ishim disa aktivistë ilegalë. Unë isha bashkë me Nasimin dhe po shpërndanim afishet në rrugën kryesore të Deçanit. Kur jemi ofruar afër stacionit të policisë, befas Nasimi u fut brenda oborrit dhe te dera e policisë, i vendos afishet, kot i bërtita: mos, se mund te na vrasin, por ai e bëri të veten.





2. Viti 1980. Ishim mbi 10 veprimtarë të aktivitetit ilegal. Po ktheheshim nga një aksion nga Deçani dhe kur arritëm në Beleg, Nasimi insistonte që ne të ktheheshim rrugës për Kodrali, ndërsa gjithë të tjerët ishim që rrugëtimi ynë të vazhdojë livadheve diku 300 m në largësi të rrugës Beleg-Kodrali-Irzniq!

Nasimi insistonte që të vazhdojë rrugës, por mezi e kemi bindur që duhet ta devijojmë rrugën… Kur kemi ecur diku disa minuta kanë arritur veturat e policisë, herë duke i ndezur dritat, e herë duke i fikur! Policia i kishte rënë në gjurmë aksionit, por nuk i dinte nga kanë ardhur dhe kush janë ata…

3. Kishim vendosur që ‘Diskon’ ku vallëzonin nxënësit serbë e shqiptarë e ku po bëhej përpjekje për të treguar se si po kultivohej “vllaznim bashkimi” si dhe sa shumë rinia e donte Jugasllavinë dhe shokun TITO! Kablloja e rrymës ishte në korridor të katit të parë, ndërsa poshtë në podrum dëgjohej zhurma në disko! Nasimi, unë e Mustafë Bajramaj ishim të tretë në korridor.





Nasimi insistonte krejt hapur, madje edhe me këmbë të këpuste kabllon e hollë të rrymës prej së cilës furnizoheshin në podrum me rrymë dhe muzikë! Mezi e kemi bindur që këtë aksion ta zhvillojme një javë më vonë kur edhe u kry ky aksion, Nasimi me një palë darë e këputi kabllon e rrymës, ndërsa ne të tjeret i thyem xhamat me gurë natën….Kurrë ma s’kanë pasur guxim me organizu ‘disko’ te “Vllaznim- bashkimit”.

4. Nxjerrja e shaptilografëve, prapë Nasimi pa ditur çka është frika thotë: “Unë hyj brenda”, aty ku ishte rreziku më i madh dhe propozoi që edhe unë të jem bashkë me të. Ashtu u bë! Shokët tjerë morën secili nga një detyrë. Ishte veprim i rrezikshëm, një aksion tejet i komplikuar, por ia dolëm…Kam shumë për të thënë e shkruar, por për ata që dinë më pak nga e kaluara e Nasimi, i shkrova disa momente të kohës së aksioneve të viteve 80-të…