Home Uncategorized Policia: Rrahjes brutale mes vajzave në Pejë i parapriu një mosmarrëveshje mes...

Policia: Rrahjes brutale mes vajzave në Pejë i parapriu një mosmarrëveshje mes disa djemve





Sinjali raportoi pak më parë për një rrahje brutale që ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë katër vajza.

Në lidhje me këtë rast, për Sinjalin janë deklaruar nga Policia e rajonit të Pejës. Sipas tyre, kësaj rrahje i parapriu një mosmarrëveshje mes disa djemve.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Driton Rugova, një djalë kishte raportuar në Polici se derisa ishin duke qëndruar në një lokal ishin sulmuar nga një person, i cili më vonë është arrestuar.

Përveç tyre në stacion ishin dërguar edhe katër vajzat e përfshira, mirëpo ishin liruar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën “Kanosje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.





IMG_7497-1