Home Uncategorized Paralajmërohen arrestime të reja nga Gjykata Speciale/ Kjo e pret Thaçin, Veselin,...

Paralajmërohen arrestime të reja nga Gjykata Speciale/ Kjo e pret Thaçin, Veselin, Selimin…





Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selim, Jakup Krasniqi dhe të tjerët e kaluan edhe vitin e ri 2022 në qelinë e tyre në Hagë të Holandës, ku po qëndrojnë që nga 5 nëntori i vitit 2019, pasi Gjykata Speciale ndër të tjerash i akuzon edhe për vr.as jen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtorë të ish presidentit Ibrahim Rugova.

E një vit të vështirë për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, e parashikon edhe analisti politik, Nexhat Haziri, sipas të cilit, aktakuza ndaj lartpërmendurve do të ngritët nga mesi i vitit 2022.

“Ngritja e aktakuzave të reja nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi,





pritet te bëhen gjatë këtij viti, diku kah mesi i vitit, pasi akoma është duke u zhvilluar procesi i intervistimit të dëshmitarëve të prokurorisë special, dhe deri më tani kemi vetëm tri aktakuza të ngritura ndaj Salih Mustafa për të cilin rëndojnë akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor,

torturë dhe vrasje të paligjshme dhe ndaj Nasim Haradinaj e Hysni Gucati për pengim të administrimit të drejtësisë, pasi që ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkelje të fshehtësisë së procedurës,

hakmarrje, frikësim gjatë procedurës penale si dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, nga Gjykata Speciale do të ketë arrestime të reja në Kosovë edhe këtë vit.





“Natyrisht se pres që Gjykata Speciale do të rrisë dinamiken e saj sa i përket fillimit të procesit të gjykimit ndaj personave në fjalë, e po ashtu edhe në drejtim të arrestimeve të reja që sipas informacioneve që kemi mundur të mësojmë , këto arrestime mund të fillojnë në muajin mars të këtij viti dhe do të jenë ish-komandant të UÇK-së të zonave të caktuara dhe ish bartës të funksioneve të larta shtetërore”, shprehet Haziri.

Ai shton se Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin i pret dënimi i rëndë nga Gjykata Speciale.

“Duhet pasur parasysh se procesi i gjykimit të ish-krerëve të lartë të UÇK-së në Hagë, atyre që tashmë po mbahen në paraburgim, por edhe këtyre që pritet të ju bashkohen në muajin mars dhe muajve të tjerë në vijim,

është proces kompleks që do të zgjas me vite, për shkak të dëshmive të shumta që janë dhënë në këtë Gjykatë dhe procesi i aktakuzave do të jetë shumë i rëndë për të arrestuarit dhe nëse arrihet të bëhet vërtetimi i këtyre dëshmive, të arrestuarit nga Gjykata Speciale i pret dënim i rëndë për kr.ime lu fte”, deklaron Haziri.

“Duhet cekur edhe faktin mjaftë të rëndësishëm dhe po aq të dhimbshëm, se pjesa më e madhe e aktakuzës ndaj të arr estuarve do të përmbaj kri.me brenda llojit, pra për vr.as jet dhe torturat që kanë të bëjnë me shqiptar që në të shumtën e rasteve janë aktivist dhe zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfundon për gazetën “Bota sot” analisti politik, Nexhat Haziri.