Home Uncategorized Një burrë e një grua rrahin dy policë në Fushë-Kosovë

Një burrë e një grua rrahin dy policë në Fushë-Kosovë





Dy persona, burrë e grua janë arrestuar, pasi që në stacionin policor në Fushë-Kosovë kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që në stacionin policor kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.