Home Uncategorized Mirena: 56 mijë qytetarë aplikuan për vizë gjermane vetëm në dhjetor, ka...

Mirena: 56 mijë qytetarë aplikuan për vizë gjermane vetëm në dhjetor, ka po dilni bre





Gazetari Ilir Mirena është tallur me Vetëvendosjen pas kërkesës enorme për viza pune në Gjermani. Ai ka thënë se “Kah po dilni bree… Rrini more, se hala nje vit s’i kemi ba qe jemi çliru.

Durohuni pak, shpirtin n‘fyt e kishi pas… Se qe ka thane Naim Frasheri per Shqiperine, une po them per Kosoven: “Ditët e mira Paskëtaj vinë Shkoj errësira, Lum kush të rronjë, T’a shohë si zonjë!” ….”😁

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime.





Ata kanë aplikuar për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj. Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe nëpërmjet vizave që mund të sigurojnë nga shtetet e tjera

Mbi 56 mijë kosovarë nuk duan të jetojnë në Kosovë. Kjo është shifra e atyre që kanë aplikuar për terminë për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Ata janë regjistruar me shpresën se do të përzgjidhen për një prej rreth 460 terminëve që ka në dispozicion kjo ambasadë për këtë muaj.





Por shifra e atyre që nuk duan të jetojnë në Kosovë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo pasi ka edhe shumë të tjerë që synojnë të largohen edhe me anë të llojeve të tjera të vizave e përmes ambasadave të vendeve të tjera.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime. Nga të gjitha regjistrimet, sipas tyre, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.

“Secilin muaj jepen proporcionalisht aq terminë, ashtu që në fund të vitit arrihet kontingjenti prej më së shumti 5.500 vizave që eventualisht mund të lëshohen për këtë kategori”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për KOHËN.