Home Uncategorized Mustafa: Guximi për të kundërshtuar referendumin duhet të shoqërohet me guxim për...

Mustafa: Guximi për të kundërshtuar referendumin duhet të shoqërohet me guxim për të përmbyllur dialogun





Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e vlerëson plotësisht të drejtë vendimin e institucioneve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Mustafa thotë se guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet edhe me guximin për të përmbyllur dialogun me Serbinë.

“Vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të shtetit serb në Kosovë është plotësisht i drejtë. Sidomos kur kihet parasysh se Serbia akoma e mban Kosovën si pjesë të saj në preambulën e Kushtetutës serbe.





Tjetër është fragjiliteti i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me partnerët tanë, pa të cilët nuk mund të përmbyllet procesi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Për aq sa ne po vonohemi, Serbia po fiton terren në përkrahjen ndërkombëtare.

Guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet me guximin e institucioneve që e kanë votën më të madhe për të përmyllur dialogun”, ka thënë ish kreu i LDK-së për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Serbia do të krijojë probleme të vazhdueshme ashtu siç po paralajmëron.





Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për disa ndryshime kushtetuese në gjyqësor.

Serbët e Kosovës po udhëtojnë drejtë Serbisë për të marrë pjesë në këtë referendum.

Ndërsa në orët e hershme të mëngjesit një grup prej rreth 100 serbëve kanë kundërshtuar nëpërmjet një proteste në Veri, vendimin e Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

Tahir Zemaj ishte akuzuar nga Adem Demaçi si tregtar droge.

“Këta ishin, ish-oficerat e Bukoshit që i hanin paret e tij nëpër Zivcër e Gjermani e nëpër perëndim, nëpër Shkup e Maqedoni. Ata ishin profesionistë. Po nuk ishin atdhetarë. E të tillët po mundohen të shfërcohen, duke thënë se kemi luftuar, po jo bre ju nuk keni luftuar bre zotëri..

Ju kë e patët komandant?- e patët Tahir Zemën, një tregtar droge i cili është dënuar në gjyqin e Prishtinës. E patët Tahir Zemën, një oficer të KOSIT, të Jugosllavisë, edhe spo iu vjen turp për këtë punë, po po shtireni.” ishte shprehur Adem Demaçi.





Por, në vitin 2001 Ernest Luma dhe Skënder Krasniqi kishin publikuar një libër me titull “Kështu bëri Tahir Zemaj”. Aty ishin paraqitur shumë dokumente ku ishte kritikuar ashpër veprimtaria e Tahir Zemajt.

Në faqen 45 dhe 46 të librit të cilin e ka siguruar Epilogu janë dokumentar dënimet e oficerit të ndjerë Tahir Zemaj.

Në aktakuzë thuhej se “i akuzuar Sejdi Rama… ka cekur se me rasti e qëndrimit në SHBA, te Demir Desku, në Dallas, me të cilin është njohur edhe më parë, ka kuptuar se ai merret me tregi me narkotikë, andaj, pasi që është njoftuar me të akuzuarin Tahir Zemaj dhe ka parë se ky luan bixhoz,

këtij i ka thënë se e ka njeriun në Amerikë, të cilit mund t’i shesë narkotikë, ndërsa i akuzuari Tahir Zemaj i ka thënë se përmes disa personave në Prishtinë mund ta sigurojë narkotikun…”





Në Aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës të vitit 1988 përmendet edhe deklarimi i Tahir Zemajt, ku thuhet “… para personave të autorizuar zyrtarë… ,

pa asistimin e mbrojtësit, i akuzuar Tahir Zemaj e ka dhënë deklaratën e tij, duke cekur se ky dhe i akuzuari Sejdi Rama, nga Daut Kadriovski kanë blerë 0.5 kg narkotik, e pastaj e kanë marrë si hua edhe 1 kg,. në kohë dhe mënyrë ashtu siç i akuzuari Sejdi Rama cekë në mbrojtjen e tij.

Tahir Zemaj kishte thënë se këtë e ka bërë këtë duke i shërbyer Sejdi Ramës sepse ka menduar se ky i fundit është duke i kryer disa detyra speciale për SPBR, SPBF për të përgjuar rrjetin e drogës.

I akuzuari Sejdi Rama… ka cekur se “pas asaj, përmes të akuzuarit Muhamet Metaj kanë rënë në kontakt me Daut Kadriovskin, e këtë fakt nuk e kontestojnë as i akuzuari Tahir Zemaj e as i akuzuari Muhamet Metaj, kështu që këta dy janë marrë vesh me Daut Kadriovskin, i kanë tubuar të hollat dhe, në Prishtinë, në afërsi të restaurantit “Rugova” kanë blerë nga Daut Kadriovski 0.5 kg narkotikë të cilën ai pastaj ia ka çuar Demir Deskut në Dallas, e nga ai kanë fituar 18.000 dollarë, nga të cilët të akuzuarit Tahir Zemaj ia ka dhënë 14.000 dollarë e për vete i ka ndalur 2.500 dollarë dhe i ka llogaritur shpenzimet e udhëtimit”.