Home Uncategorized Ish ministri i informacionit: Ahmet Krasniqin e vrau Kërnaja, u pagua 250...

Ish ministri i informacionit: Ahmet Krasniqin e vrau Kërnaja, u pagua 250 mijë dollarë

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil Kolonel Ahmet Krasniqi u v ra pabesisht.

Një dorë e zezë, e qëlloi fshehtazi dhe e vr.a u kolonelin, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998 në Tiranë, dorë kjo që nuk u zbulua as edhe sot.

Për vr.asj en e kolonelit së fundi ka dhënë informacione, edhe ish-ministri i Informacionit në Qeverinë e Kosovës në ekzil në vitet nëntëdhjetë, Xhafer Shatri.

Ai deklaroi në një intervistë se vr.as jen e Ahmet Krasniqit e ka bërë Gani Kernaja, dhe për këtë vr.a s.je ky person është shpërblyer me rreth 250 mijë dollarë. Sipas tij këto informacione ia ka dhënë një hetues shqiptar, potencoi Shatri në një intervistë në KTV.

Mirëpo, lidhur me pretendimet e Xhafer Shatrit, gazeta “Bota sot”, ka biseduar me njeriun që i qëndroi afër për vite të tëra kolonel Ahmet Krasniqit.

Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit, Ahmet Krasniqi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vra.sësi i kolonelit nuk është Gani Kërnaja, por është Feriz Kërnaja, dhe emri i zbuluar nga ish-ministri Shatri thotë se është emër që që s’ka ekzistuar kurrë në Tropojë.

Krasniqi tregon po ashtu se Feriz Kërnaja ka qenë personi që ka vepruar në grupin e Fatmir Haklajt.

Sipas tij, Kërnaja ka mbajtur burg në të njëjtën dhomë me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, dhe është liruar para kohe nga bu.rgu, vetëm pak javë para se të ndodhë vrasja.

Sipas tij, Kërnaja ka mbajtur burg në të njëjtën dhomë me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, dhe është liruar para kohe nga bu rgu, vetëm pak javë para se të ndodhë vrasja.

“Jo, por Gani Kërnaja është emër që s’ka ekzistuar kurrë në Tropojë. Të gjitha i ka thënë mirë Xhafer Shatrit, vetëm emrin e ka ngatërruar, sepse njeriu që ka vepruar në grupin e Fatmir Haklajt, që ka mbajtur burg në të njëjtën dhomë me Fatos Nanon, që është liruar para kohe nga burgu vetëm dy javë para vrasjes se Ahmetit dhe njeriu që është vr.a rë me mina të teledirigjuar një vit, pas atentatit për të humbur gjurmë, quhej Feriz Kërnaja”, ka thënë Krasniqi, për gazetën “Bota sot”.

Se Feriz Kernaja ishte vrasësi i kolonelit, Sefedin Krasniqi thotë se këtë e ka konfirmuar edhe Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, në një intervistë dhënë vite më parë.

“Izet Haxhia, momentalisht i bu.rg.osur, ish truproja i Sali Berishës dhe ish azilant, dikur në Turqi, në intervistat e gazetares Mira Kazhani ka pohuar se paku tri herë se vr.asë si i Ahmet Krasniqit ishte pjesëtar i grupit që e ka vr.a rë edhe Azem Hajdarin”, ka thënë për gazetën “Bota sot”, Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit Ahmet Krasniqi./botasot/