Home Uncategorized Mamaja e Beatrix sulmon Bora Zemanin? “Mos të vrapojë pas meshkujve të...

Mamaja e Beatrix sulmon Bora Zemanin? “Mos të vrapojë pas meshkujve të tjerë”





Beatrix Ramosaj është një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” rrugëtimi i së cilës është komentuar shumë nga publiku, që nga lidhja e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj, që në atë kohë kishte një situatë të lënë përgjysmë me ish të dashurën, Bora Zemanin.

Jo pak herë, familjarët e saj kanë reagur lidhje me komente të ndryshme të publikut, duke kundërshtuar mendimet negative, e duke falenderuar fjalët pozitive të fansave të këngëtares.

Së fundmii, mamaja e Beatrix ka bërë një postim në llogarinë e saj të “Instagram”, në të cilën ka postuar një koment përgëzues për të dhe familjen e saj. Mbi sreenshotin e publikuar në “story”, Antigone ka shkruar: “Faleminderit nga zemra”





Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e të gjithëve, ka qenë ajo çka duket si një frazë kushtuar Bora Zemanit.

“Bora Zemani duhet ta bëj bashkë me të birin e babanë e jo të vrapojë pas meshkujve të tjerë”

Vendosja e moscensurimit të këtij fragmenti ka ngjallur mjaft dyshime për Antigonen.





Ndërkohë, rikujtojmë se edhe vëllai i Beatrix, Alban Ramosaj, ka reaguar pas sulmeve ndaj së motrës, duke e përgëzuar për mënyrën se si reagoi kundrejt hedhjes së parashutave dedikuar Donaldit dhe Borës.