Home Uncategorized Tomë Gashi vjen me një thirrje publike për Qeverinë Kurti / Ja...

Tomë Gashi vjen me një thirrje publike për Qeverinë Kurti / Ja çfarë i kërkon





Avokati Tomë Gashi përmes një shkrimi në facebook ka kërkuar nga qeveria Kurti të ndryshohet urgjentisht Ligji për festat zyrtare.

Gashi thotë se festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në raste kur ato bien në fundjavë, përcjell “Bota sot”.

“U lodhëm tu pushu”, shkruan tutje avokati.

Postimi i plotë





Kërkesë Qeverisë Kurti

U LODHËM TU PUSHU!

Qeveria më e mirë, qeveria e Albin Kurtit do të duhej që urgjentisht të bëj ndryshimin e Ligjit për Festa Zyrtare.

Festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë pune në raste kur ato bien gjatë fundjavës (vikendit).





Ditë pushimi të jetë vetëm dita kur i bie festa dhe jo domosdoshmërisht të ndërlidhen me ditë të tjera.

Dita e Evropës duhet të hiqet si ditë pushimi, përderisa në Evropë në këtë ditë punohet.

Nuk shkohet n’Evropë tu pushu.

Shteti më i varfër në Evropë me më së shumti ditë pushimi.

U LODHËM TU PUSHU!