Home Uncategorized “Po e denigrojnë një personalitet si Bedri Halimi për të mbrojtur mbetjet...

“Po e denigrojnë një personalitet si Bedri Halimi për të mbrojtur mbetjet jugosllave”





Zafir Berisha, nipi i veprimtarit Ukshin Hoti z. Etrit Hoti, gazetarë e qytetarë të shumë kanë reaguar pas arrestimit dhe spektaklit gjatë ditës së sotme. Të gjithë ata që e njohin z. Bedri Halimi e kanë cilësuar absolutisht si të pakorruptuar.

Zafir Berisha ka shkruar se;

Arrestimi i Bedri Halimi me shumë pompozitet është ikje nga hajdutët dhe kusarët e vërtet!“Organet e drejtësis” të ndikuar nga presioni bolshevik i partis në pushtet, bënë spektakle telivizive sot me njeriun më të ndershëm që ka pasur dhe kanë institucipnet e Kosovës, me njeriun i cili duke qenë kortektë ne punën e tij tash e 20 vite e ka lën veten dhe familjen me qira në Prishtin edhe pse ka pasur “mundësi” me vepru ndryshe!





Edhe fëmijtë e Kosovës e kanë kuptuar se cilët janë hajdutët e rastit “Brezovica”, ndërsa argatët e partis-pushtet në vend se ta “kapin ujkun e ndjekin fërkemin” sepse propaganda bolshevike e linçimit ju shkon ne vend te trushperlarët e tyre me njerzë si Bedriu.Askush nëse nuk e njeh Bedri Halimin kush është, e njeh më mirë se të gjithë, ministri Liburn Aliu.

Tendenca për ta denigruar një personalitet si Bedria dhe për ta mbrojtur një mbetje jugosllave nga neojugosllavët në pushtet ështe poshtërsia radhës!

Poashtu edhe gazetari Xhymret Veliu ka shkruar se :





Bedri Halimi mund te kete gabuar ne menaxhim, por nuk eshte hajn.Ai eshte nje patriot qe veshtire ia gjen shokun/shoqen, i burgosur politik qe ka qendruar vertikalisht para torturave c’njerzore ne burgjet serbe.Vec le te dihet!

Nipi i Veprimtarit Ukshon Hoti, Etrit Hoti ka shkruar se;

Besoj fuqishëm ne pafajsinë e Bedri Halimit. Arrestimet spektakulare nuk i ndihmojnë drejtësisë, përkundrazi e lëndojnë atë.

Bedriu është ikona e përpjekjeve për liri, aktivist, i burgosur politik, njëri prej themeluesve te UÇK-së, bartës i shumë aktiviteteve për Republikën, e kurrsesi nuk do që ta dëmtonte Republiken siq e paraqiten sot me spektakle te tilla.Sot LPRK-UÇK duhet të konsolidohet dhe duhet të reagojë ndaj spektakleve të tilla që ushtrohen ndaj pjestarëve të saj, i tillë siç është Bedri Halimi.

Jam krenar që isha nën shërbimin tuaj, për rritën e UÇK-së, Maj të 1998-tës nga Drenoci i Rahovecit ne Prizren!Mirupafshim ne liri sepse ende kemi për të bërë shume pune miku ynë, Bedri! p.s. Në foto Bedri Halimi me shokë për të vënë themelet e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Ujmir, Tetor 1991,