Home Uncategorized Në 1998 Enver Maloku me këtë shkrim e mbrojti UÇK-në dhe kritikoi...

Në 1998 Enver Maloku me këtë shkrim e mbrojti UÇK-në dhe kritikoi politikën paqësore





Më 20 tetor 1998, Enver Maloku do ta botonte këtë shkrim në gazetën “Bota Sot”. Enver Maloku, përmes këtij opinioni, do të ngriste shqetësimin përse Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar nuk po i pengonin ata që vetëm flisnin për pavarësi, por po i pengonin vetëm ata që vepronin për pavarësi. Më pak se tre muaj më pas, më 11 janar 1999, Enver Maloku do të vritej para banesës së tij në Prishtinë.

Ai në këtë shkrim e mbështeste UÇK-në dhe e kritikonte politikën paqësore të kohës. Ai në këtë shkrim thoshte se “ekstremistë shqiptarë” nuk do të kishte po të mos kishte politikanë që vetëm flasin, por nuk punojnë e veprojnë“.





Më tutje i ndjeri Enver Maloku shkruante se “Një pjesë e zhurmshme e politikës kosovare është propagandë për liri e pavarësi të Kosovës.

Ka kaq shumë propagandë sa opinioni është ngopur me të, mirëpo, së paku deri më tash, me propagandën politike për pavarësi jetojnë relativisht mirë grupacionet e individët“