Home Uncategorized Ministrja Haxhiu për vrasjen e 48-vjeçares në Llaushë: Përgjegjës janë institucionet, urgjentisht...

Ministrja Haxhiu për vrasjen e 48-vjeçares në Llaushë: Përgjegjës janë institucionet, urgjentisht të merren masa





Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vr.asj.es së 48-vjeçares, Lirije Qerimaj, në Llaushë të Skenderajt, v.as je për të cilën po dyshohet burri i saj, 51-vjeçari, Skender Qerimaj, i cili u la i lirë një javë më parë, ndonëse u denoncua për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu ka thënë se përgjegjës për këtë vrasje janë institucionet. Andaj, ajo ka kërkuar që përveç që autori i vrasjes të dënohet maksimalisht, urgjentisht të merren masa disiplinore ndaj të gjithë personave zyrtarë të përfshirë në këtë rast.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?

Për vra.sj en e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet, prandaj, përveç dënimit maksinal për v.ra.së sin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës. Nuk kanë vend në institucione këta njerëz”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/