Home Uncategorized Mërgimtarët ankohen për shoferët e autobusëve: Po na lëshojnë këngë gurbeti, po...

Mërgimtarët ankohen për shoferët e autobusëve: Po na lëshojnë këngë gurbeti, po na mërzisin shumë gjatë kthimit





Disa mërgimtarë që shfrytëzojnë autobusët për transport, kanë shprehur pakënaqësinë me muzikën që u lëshohet nga vozitësit.

Sipas tyre, shoferët gjatë kthimit nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë, po u lëshojnë këngë gurbeti, shkruan Jepi zë.

Kjo muzikë, siç thonë ata, po i bënë të ndihen shumë të mërzitur që po e lënë familjen dhe vendlindjen e tyre.

Poashtu njëri nga ta ka shkruar, se shoferët po u lëshojnë edhe muzikë patriotike. Mërgimtarëve s’po u pëlqen as kjo.

Ndryshe, një numër i madh i mërgimtarëve kohëve të fundit janë duke e shfrytëzuar transportin rrugor me autobusë, pasi biletat janë më të lira.