Home Uncategorized Bardhi nxjerr emrat: Këta janë kriminelët që shoqërojnë Berishën kur vjen në...

Bardhi nxjerr emrat: Këta janë kriminelët që shoqërojnë Berishën kur vjen në selinë e PD-së!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat nga selia blu, ka deklaruar se sot ish-kryeministri Sali Berisha shoqërohet nga persona të cilët janë dënuar për vr.as je.

“Që nga 9 shtatori demokratët dhe shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë gënjeshtra dhe mashtrime nga Sali Berisha. Ashtu si në të shkuarën edhe sot paral ajmëroi akte dhune në selinë qendrore të demokratëve.

Absurdi I protestës kombëtare që ka thirrur për hallin personal, kërkon ta kthejë shtëpinë e demokratëve në një bunker për një person të shpallur non gr.ata. Që ditën e parë kemi kërkuar që Berisha dhe ata që mbështesin Berishën të diskutonin në institucionet e partisë, por prej shumë kohësh po bëjnë një sjellë si një celulë ilegale.

Erdhën dhe lëshuan një lumë gënjeshtrash dhe mashtrimesh. Folën për të vdekur në lista të lexuar prej nesh. Na thoni një emër që ta nxjerrim me video. Vetë kërkuan transparencë, por i nxorën gazetarët jashtë. Kemi kërkuar transparencë financiare për mitingun luksoz por fshihen pas lajmeve për adeziv.

Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës së anëtarëve të kryesisë. Erdhi sot dhe lëshoi një lumë gënj eshtrash sepse dje media i demaskoi atë që i kishte paraqitur shqiptarëve si model për votimin në njësinë 8. Individë që nuk janë anëtarë partie kishin votuar si të ishin anëtarë partie.

Fakti është që vetëm në atë njësi që Berisha e paraqiti si model të votimeve, rezultonte të ishte refuzuar nga 90% e demokratëve.

Ky është realiteti në të gjitha degët e partisë. Sado të përpiqet Berisha të heqë vëmendjen me adezivë e banderola dhe lajme të rreme.

Berisha është pakicë dhe nuk ka shans që partinë ta kthejë në bunker për kriminelët. Flet për banda të ar.matosura dhe vjen me traf ikant dro.ge.