Home Uncategorized Zyrtarizoi lidhjen me modelen ruse, Ramiz Lladrovci ka disa fjalë për Don...

Zyrtarizoi lidhjen me modelen ruse, Ramiz Lladrovci ka disa fjalë për Don Xhonin

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, jo rrallë herë ka qenë në fokus të mediave për deklaratat e tij.

Edhe pse njihet si kryetar që ka përmbushur shumicën e premtimeve që kishte dhënë gjatë fushatës duke ofruar gjithashtu transparencë rreth projekteve që ka nisur, Lladrovci gjenë kohë edhe për “argëtim” me shoqëri.

Pasi disa herë ka postuar fotografi me reperin e njohur nga Drenasi, i njohur me nofkën Don Xhon, Lladrovci nuk ka hezituar të komentojë edhe lidhjen e këtij të fundit, i cili njihet si person patriot, me një modele ruse.

Në një intervistë relaksuese për lajmi.net, Lladrovci ka thënë se lidhja e Don Xhonit me modelen ruse “nuk e bën atë më të mirë ose më të keq”.

“Miku im Don Xhoni është personalitet i fuqishëm, talent i jashtëzakonshëm nga Drenasi, atdhetar i paepur, me guxim dhe me shije, djalë që na bën krenar të gjithëve, sa e di, modelja është shtetase ruse por me origjinë koreane, ajo as e bën më të mirë, as më të keq kur dihet se Don Xhoni është artist me intuitë të shkëlqyer dhe i pathyeshëm”, ka thënë Lladrovci.