Një burrë dje e ka qëlluar për vde.kje me a rmë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.
Disa ditë para vrasjes, viktima e kishte lajmëruar në Polici burrin e saj i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Policia kishte njoftuar për këtë rast edhe prokuroren kujdestare e cila është Stojanka Kasaloviq.
Lajmin e ka konfirmuar për kallxo edhe Kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani. Ai tha se Kasaloviq ka qenë prokurore kujdestare e cila e ka pranuar rastin.
Kryeprokurori Ujkani tha se rasti është i ndjeshëm dhe se nuk mund të tregojë detaje nga trajtimi fillestar i rastit por shtoi se e gjithë çështja do të trajtohet gjatë procedurës së mëtutjeshme.
Ai shtoi se rasti do t’i ndahet prokurores për dhunë në familje Natasha Taniq.