Home Uncategorized Dj Dagz dhe Einxhel, momente intime mes çiftit më të ri në...

Dj Dagz dhe Einxhel, momente intime mes çiftit më të ri në BBV

Dj Dagz dhe Einxhel, janë çifti më i ri i krijuar në shtëpinë më të famshme shqiptare “Big Brother VIP”.

Gati të gjithë e kanë shijuar suitën e famshme në këtë reality show, por radha i erdhi edhe çiftit të ri.

Çifti ka shkëmbyer puthje.

Dyshja është komentuar shumë në rrjetet sociale e media, pas deklaratës së Einxhelit e cila pas puthjes së parë me Dj e njohur kosovar, Dj Dagz, deklaroi se ka qenë e dehur dhe e mërzitur prandaj ndihej e penduar për puthjen.

Por ndonëse nuk pritej më, çifti ka vazhduar romancën. Është çifti i radhës pas atij mes Donaldit dhe Beatrix Ramosajt, të cilët tash e disa kohë po shijojnë aventurën e re brenda shtëpisë “Big Brother VIP”.

Videoja e dyshes gjatë qëndrimit në suitë, është publikuar para pak minutave në faqen zyrtare të “BBVIP’ nga produksioni.