Home Uncategorized Bastisjet për ‘Brezovicën’: Momenti i arresimit të zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

Bastisjet për ‘Brezovicën’: Momenti i arresimit të zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, në aksionin që po zhvillohet në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, në kuadër të aksionit “Brezovica”.

Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që u arrestuan sot, janë Bedri Halimi dhe Mustafë Hyseni. Të dy të arrestuarit, janë zyrtarë të Departamentit të Shpronsimit.

Demokracia.com ka siguruar pamje nga arrestimi i të dyshuarve.

Ndërsa, pesë të arrestuar janë qytetarë të dyshuar për dhënie ryshfeti.

Aksioni është zhvilluar në 10 lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.

Po ashtu, bastisje pati edhe në objektin e Ministrisë së Mjedisit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.