Home Uncategorized A i dërgoi Ramush Haradinaj bijtë e Kosovës drejt kasaphanës së Kumanovës...

A i dërgoi Ramush Haradinaj bijtë e Kosovës drejt kasaphanës së Kumanovës me qëllim?

Gjenerali shqiptaro-amerikan me tre yje, në pension, Muharrem Maralusha, ende beson se ngjarjet e Kumanovës ishin një komplot, që kishte disa qëllime, eliminimin e dëshmitarëve për proceset në gjykatën speciale, eliminimin e kundërshtarëve, mbajtjen e Gruevskit në pushtet etj.

Ai beson se Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, kishin bashkëpunuar ngushtë me kriminelët serbomëdhenj të Ballkanit.

Postimi i plotë i gjeneralit Muharrem Maralusha

A i dërgoi Ramush Haradinaj bijtë e Kosovës drejt kasaphanës së Kumanovës me qëllim që t’ia mbylli gojën dëshmitarëve potencial kundër tij në hetimet që ende nuk kanë mbaruar?

A janë në të njëjtin thes Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Gruevski në një komplot të njëjtë (të përbashkët) sa i përket grupit të Kumanovës? Qëllimi i Ramushit ka qenë eliminimi i disa dëshmitarëve.

Qëllimi i Hashimit ka qenë me e larguar Ramushin si një kundërshtar gjeografik. Qëllimi i Gruevskit ka qenë me i tregue nacionalistëve serbo-maqedon se shqiptarët janë armiku i përbashkët i tyne mendojnë me e krijuar Shqipërinë etnike (një gjë e tillë ka me ndodhë dhe askush s’ka me pasë mundësi/force) me ndalë.

Qëllimi i Ali Ahmetit ka qenë se ai është me ta në një koalicion të përhershëm me nacionalistë sllavo-maqedon.

Grupit të Kumanovës nuk ju lejua me apelue në Gjykatën Strasburgut. Vetëm për një arsye se e vërteta do të del në shesh. E vërteta është se Ramushi dhe Hasha, bashkëpunojnë ngushtë me kriminelët serbomëdhenj të Ballkanit. Këta persona të naltë përmendun, prej fillimit e kanë pas vetëm një qëllim, se si me ardhë te një pasurie në një mënyrë djallëzore.

E me qindra të rinj që u vranë, ishin vetëm sakrifikuar si qengjat për bajram.