Home Uncategorized 7 të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë...

7 të arrestuar në operacionin “Brezovica”, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

KosovaPress ka mesuar se janë arrestuar shtatë persona në aksionin që po zhvillohet për rastin “Brezovica”.

Dy prej tyre zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe pesë të tjerë janë qytetarë.

Aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj e Shtërpcë.