Home Uncategorized Ky është gazetari që vdiq pasi u shkel nga vetura në rrugën...

Ky është gazetari që vdiq pasi u shkel nga vetura në rrugën “Shemsi Ahmeti”





Ka vdekur në moshën 71 vjeçare gazetari veteran, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicës.

Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.





Ai në vitin 2012 shërbeu si drejtor i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar dhe poashtu ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.

71 vjeçari ka qenë autor i disa librave dhe monografive.