Home Uncategorized “Brigada 138 ishte paraparë të emërtohet Luan Haradinaj, por unë dhe Ramushi...

“Brigada 138 ishte paraparë të emërtohet Luan Haradinaj, por unë dhe Ramushi e vendosëm Agim Ramadani”

Njëri nga drejtuesit e Betejës së Koshares z. Nasim Haradinaj kishte treguar ekskluzivisht për RTV Dukagjinin se si ishte emërtuar Brigada 138 Agim Ramadani. Ai tregoi hollësitë dhe prapaskenat e emërtimi të tillë.

“ai (Tahir Zemaj) ka ardhë me marrë komandë 138, 138 s’un e merr komandën se ishte emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm, ishte dedikuar që emri t’i ngjitet Luan Haradinaj, por ishte modestia jonë, tradita dukagjinase si e kemi ba me Bardhin dhe me Kadrinë, që t’ia lajmë ndonjë emri më të largët…

përndryshe do ta kishte Sali Çeku dhe do të ishte shumë meritore, dhe tu e mendu se edhe pse është vra i pari Agimi edhe Ramushi pranojë s’ka dertë kur bisedova unë që edhe mos mu ba dy brigada, edhe vendosa me kanë Agim Ramadani dhe kështu u kanë brigada Agim Ramadani“.

“Unë me Sali Çekun ishim shokë edhe pse katër muaj para betejës ishte e palogjikshme me qenë ne shokë, u kanë e pamundshme katër muaj para gushtit me pa ti Sali Çekun me Nasim Haradinajn,

por pastaj vijnë kushtet që Sali Çeku e sheh që nuk është aty ku u nisë e s’janë ka e ngojnë shokët e ju thotë në një mbledhje shokëve më quani edhe tradhtar e unë jam ka shkojë me luftu me UÇK-në me ata që janë ka e bëjnë luftën atje”, kishte treguar Nasim Haradinaj në RTV Dukagjini”.