Home Uncategorized “Ahmet Krasniqi është vrarë si UÇK, Halil Bicaj provoi ta shkarkoi disa...

“Ahmet Krasniqi është vrarë si UÇK, Halil Bicaj provoi ta shkarkoi disa herë para vrasjes”

Njëri nga drejtuesit e Betejës së Kosharës z. Nasim Haradinaj kishte treguar detaje shumë interesante për ngjarjen e Koshares dhe disa personalitete të cilat diskutohen shumë në Kosovë. Ai në RTV Dukagjini, pak vite më parë kishte treguar edhe për mosmarrëveshjet e ndryshme të cilat kishin ndodhur edhe për mendimin e tij për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Ai shtroi tezën e tij për këtë vrasje.

“Kur shkoi Tahir Zemaj në Tiranë e gjeti Ministrin (Ahmet Krasniqin) në UÇK, Ahmet Krasniqi u vra si UÇK, sepse ai bie në kontakt me strukturat në Tiranë, ka pas kontakt Xhaviti vet me Ahmetin, dhe janë marrë vesh që ta ndihmojnë luftën se boll ma me teori, dhe Ahmet Krasniqi nuk e shkruan ma Ministria e Mbrojtjes por e shkruan UÇK në libër, dhe Ahmet Krasniqi ka fillu me reflektu dhe me punu për luftën, e ka pas qëllimin shumë të pastër, kur u vra Ahmet Krasniqi e ka pas qëllimin shumë të pastër“.

Poashtu në përgjigjen e gazetarit Imer Mushkolaj se “Nëse Ahmet Krasniqi në momentin kur është vra ishte UÇK pse e lanë në atë pozitë dhe nuk e shkarkuan prej Ministrit të Mbrojtjes?”

Pas kësaj Nasim Haradinaj është përgjigjur “Unë e kam thanë hapur atë e ka vra dikush që s’ka qenë i interesuar të bashkohet me ne… mos u boni naiv, a nuk i dini tentativat e Halil Bicajt me shkarku Ahmetin disa herë para se me u vra, dhe nëse dyshohet që Ahmet Krasniqin e ka vra dikush pse ishte Ministër i FARK-ut po e zëmë, pse s’po dyshohet që Ahmet Krasniqin e ka vra dikush që i ka dhanë dil shokit të vet se unë po du me ardhë këtu, i po të njëjtit institucion, dhe që më në fund arriti me ardhë…”.

VIDEO-https://fb.watch/altBTLF-wX/