Home Uncategorized Xhevdet Pozhari: Vëllai i Mimoza Kusari – Lilës nuk ka marr pension...

Xhevdet Pozhari: Vëllai i Mimoza Kusari – Lilës nuk ka marr pension 200 mijë euro si vëllezërit e ish pushtetarëve





Komentuesi i politikave ditore, Xhevdet Pozhari i quan të tepruar raportimet për martesën e vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila me një person të gjinisë së njëjtë në Kanada.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se nuk është e ndershme të suImohet dikush me privatësi të familjes.

Ai ka rikujtuar se vëllai i Mimoza Kusari – Lilës as nuk ka punu në postë, as nuk ka marr tenderë, as nuk ka shtëpi në Marigonë, as nuk ka marr pension 200 mijë euro nga byroja e sigurimeve si vëllezërit e ish pushtetarëve.





Postimi i plotë:

Me e suImu dikë politikisht duke i hy në privatësinë e familjes nuk është e ndershme. Aq më tepër kur pjesëtarët e familjes nuk kanë të bëjnë asgjë me jetën publike dhe nuk do të duhej ta pësonin për këtë shkak.

Vëllai i Mimoza Kusari – Lilës as nuk ka punu në postë, as nuk ka marr tenderë, as nuk ka shtëpi në Marigonë, as nuk ka marr pension 200 mijë euro nga byroja e sigurimeve qysh kanë marr dhe kanë vepruar vëllezërit e ish pushtetarëve. Shkurt, nuk ka gëzuar asnjë privilegj pse motra e tij është politikane.





E, tash me e su Imu Mimozën në këtë pikë kur ajo dhe askush nuk mundet të ndërhyjë në zgjedhjet e vëllezërve dhe motrave, është e tepruar.

Edhe nime, qysh e verifikuat cili është “dhëndëri”, e cila “nusja”?