Home Uncategorized Më në fund një surprizë nga qielli për Monikën! Ja çfarë erdhi...

Më në fund një surprizë nga qielli për Monikën! Ja çfarë erdhi për aktoren





Surprizat nga qielli me parashutë apo dron tashmë janë bërë traditë e “Big Brother VIP”, pavarësisht se u tha se do ndaloheshin, këto surpriza kanë rifilluar përsëri.

Kësaj here ishte koha e Monikës.

Pak ditë më parë, Donaldi i punoi një rreng Monikës, kur e zgjoi nga gjumi për t’i thënë se dikush ka ardhur për t’i dhënë një dedikim, por artistja u zhgënjye kur doli jashtë dhe pa se nuk kishte asgjë.





Ndërsa sot, vetë Monika dalloi parashutën me shprehjen e bukur dedikuar asaj, që kishte edhe flamurin e Kosovës. Aty Monikës i jepej kurajo dhe forca.

Banorët nisën diskutimet se nga kush mund të jetë mësazhi.