Home Uncategorized Donat Syla: Me Ylber Kusarin krenohen në shoqërinë kanadeze, me vlera intelektuale,...

Donat Syla: Me Ylber Kusarin krenohen në shoqërinë kanadeze, me vlera intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që ka ai





Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla, ka reaguar pas lajmeve për martesën e Ylber Kusarit, vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ylberi është një nga miqtë e tij më të vlefshëm në Kanada dhe është ndër përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit të Kosovës, përcjell Bota sot.





Ai po ashtu ka thënë se me Ylberin krenohen në shoqërinë kanadeze, me vlera intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që ka ai.

Postimi i plotë:

Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson.