Home Uncategorized Vdes imami kosovar Abdurrahman Rexhepi pas një sëmundje të rëndë

Vdes imami kosovar Abdurrahman Rexhepi pas një sëmundje të rëndë





Imami i fshatit Ballancë të Vitisë, Abdurrahman Rexhepi ka vdekur dje pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Varrimi do të bëhet sot, 3 janar 2022, e hënë, në varrezat e reja të komunës së Ferizajt, në kohën e namazit të Ikindisë.





Njoftimi i plotë:

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë imami i fshatit Ballancë, komuna e Vitisë, Abdurrahman ef. Rexhepi.





Varrimi i rahmetliut do të bëhet me datë 03 janar 2022, e hënë, në varrezat e reja të komunës së Ferizajt, në kohën e namazit të Ikindisë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!