Home Uncategorized “Unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, tezja Albërija në...

“Unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, tezja Albërija në mbrojtje Trixës dhe Donaldit





Nata e mbrëmshme ishte e mbushur plot surpriza për banorët e “Big Brother”.

Beatrixa ishte një ndër banoret që u surprizua nga tezja e saj, këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj.

Pasi e puthi dhe e përqafoi mbesën, Albëria tha se Beatrixën e ka si vajzën e saj dhe është shumë e lumtur që ajo po përjeton këto emocione me Donaldin.





“Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald”, i tha Albëria Donaldit ndërsa Arbana ndërhyri dhe i kujtoi deklaratën që bëri pak kohë më parë, ku ia linte fajin produksionit.

“Sikur s’ke patur këtë mendim para ca kohësh, kam lexuar ca tituj portalesh hëhëhë”, i tha Arbana, referuar intervistës ku Albëria shprehej se produksioni po i shfrytëzon për shikueshmëri Beatrixën dhe Donaldin.

“Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s’ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, u përgjigj Albëria.