Home Uncategorized Burri ia vë vetës dhe veturës flakën pasi iu bë obligative vaksina

Burri ia vë vetës dhe veturës flakën pasi iu bë obligative vaksina





Një burrë i ka vënë flakën vetes dhe makinës së tij përpara kalimtarëve, ndërsa bërtiste për obligimin e marrjes së vaksinës.

Burri doli nga makina i përfshirë nga flakët pranë Kishës në Richmond të Virxhinias, SHBA, gjatë së shtunës,raporton Daily Mail.

Oficerët e policisë dhe zjarrfikësit ndihmuan burrin t’ia shukin flakët me ndihmën e rreth pesë dëshmitarëve.

Më pas ai u dërgua me ambulancë për në spital.

Policia tha se ai kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.