Home Uncategorized Ky është i dyshuari që bashkë me vëllezërit e tij sulmuan motrën...

Ky është i dyshuari që bashkë me vëllezërit e tij sulmuan motrën dhe dhëndrin në Prizren





Gazeta Sinjali sot raportoi me detaje se si tre vëllezër llapjanë sulmuan motrën dhe burrin e saj në shtëpinë e tyre në Prizren, në ditën e parë të vitit 2022. Ndonëse Policia ende s’i ka kapur të dyshuarit, Sinjali ka mësuar identitetin e njërit prej tyre.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit është Bledi Avdija nga Podujeva.

Avdija bashkë me vëllezërit e tij dyshohen se rreth orëve të mëngjesit mbërritën në shtëpinë e dhëndrit dhe të motrës së tyre, në rrugën “Marie Shllaku” të Prizrenit, ku dyshohet se i sulmuan.





Dhunën që dyshohet se pësuan në shtëpinë e tyre, gruaja me burrin e saj e denoncuan në Polici.

Pasi viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve, Policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarit, por të njëjtit sipas burimeve të Sinjalit nuk janë përgjigjur.

Sinjali mëson se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e sulmit që përjetuan në shtëpinë e tyre.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.