Home Uncategorized Kaq joshëse u duk Arta Elezaj në natën e Vitit të Ri

Kaq joshëse u duk Arta Elezaj në natën e Vitit të Ri





Arta Elezaj edhe sonte (31 dhjetor) në natën e festimit të Vitit të Ri nuk ka lënë anash postimet provokuese.

Bukuroshja nga Klina ka sjell poza të reja joshëse para pasqyrës, teksa shihet elegante dhe plot shkëlqim.

E veshur në një fustan të shkurtër me detaje me shkëlqim në pjesën e dekoltesë, Arta theksoi format atraktive të trupit për të cilat njihet më së miri.





Arta kompletoi dukjen me një palë taka të larta, grim të theksuar, ndërsa flokët natyrale i la të lira.

Ndryshe, modelja dhe aktorja që numëron më shumë 200 mijë ndjekës edhe vitin që po lëmë pas ka qenë mjaft aktive me postime të ndryshme, duke qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë, përveç postimeve në rrjetet sociale, ajo ka kohë që nuk është bërë pjesë e ndonjë projekti televiziv. /Telegrafi/