Home Uncategorized Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Qeverisë, ja cilat vendime...

Mbahet mbledhja e fundit për këtë vit e Qeverisë, ja cilat vendime u moren





Në ditën e fundit të vitit 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 53-të të saj, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Së pari, sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë dhe me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 10,860,000 € (dhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë euro), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 4.6 – Mbështetja e Ndërmarrjeve Publike.

Dhe së dyti, është miratuar vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit të Qeverisë Nr. 17/20, të datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), me ç’rast vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000 € (tridhjetë milionë euro) në 15.000.000 € (pesëmbëdhjetë milionë euro).