Home Uncategorized Ardit Çuni jep një super lajm në lidhje me Beniadën

Ardit Çuni jep një super lajm në lidhje me Beniadën





Ardit Çuni ishte i ftuar në “Pardon My French”, ku foli lidhur me projektet e reja muzikore dhe televizive dhe bashkëpunimin e fundit me Çiljetën.

Këngëtari zbuloi se së shpejti do të publikojë dy balada, madje, në njërën prej tyre pjesë do të jetë Beniada, me të cilën pati shumë afrimitet gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.





“Do bëhemi gati për 2 balada e para shpresoj që në fund të janarit dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada.

Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge.”, u shpreh Arditi.