Home Uncategorized Besa Kokëdhima i drejtohet Edi Ramës: Atë energji elektrike që do ia...

Besa Kokëdhima i drejtohet Edi Ramës: Atë energji elektrike që do ia japim Kosovës për festa, mos ia jepni borxh por faljani





Kosova po vazhdon të përballet me një krizë energjetike, e cila është thuajse tema më e përfolur tash e sa ditë në media.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në Twitter ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë.

E teksa po shqyrtohet mundësia e marrjes borxh të energjisë, këngëtarja Besa Kokëdhima pati një thirrje publike për Qeverinë e Shqipërisë.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, bëri thirrje që energjia t’i falet Kosovës për festa dhe assesi të mos jepet hua.