Home Uncategorized A do të rriten pagat në vitin 2021, flet Kusari-Lila

A do të rriten pagat në vitin 2021, flet Kusari-Lila





Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se fillimisht duhet të bëhet ligji për nivelizimin e pagave dhe më pas të rregullohet përfundimisht problemi me pagat në sektorin publik.

Ajo ka qenë e ftuar në “Direkt” ku ndër të tjerash ka thënë se do të bëhet një bazë e mirë e koeficientit.

“Unë preferoj ta quaj ligj për nivelizimin e pagave për arsye se bëhet një bazë e mirëfilltë në aspektin e koeficienteve dhe gjithashtu në bazë të meritave, përvojës së punës, kualifikimeve që sot është totalisht e çakorduar”, ka thënë Kusari-Lila në Direkt në ATV.





Deputetja e VV-së ka shtuar se në komunë rregulli i koeficientit keqpërdorët nga kryetarët e komunave.

“Sot kemi në komuna pozicione të individëve që kanë përgatitje dhe kanë përvojë të punës dhe mbesin me koeficientin pesë ose gjashtë ndërsa të tjerë për shkak të afërsisë me kryetarin e komunës ata vendosen me koeficioentin tetë ose nëntë”, ka thënë Kusari-Lila.

“Trajtimi i ligjit të pagave do të bëhet në formën përmbajtjesore në bazë të meritës. Gjithashtu duhet të debatohet me sindikatat e sektorit privat”, tha ndër të tjerash Deputetja e VV-së.