Home Uncategorized Ky është i dyshuari që theri me thikë 17-vjeçarin në Prishtinë

Ky është i dyshuari që theri me thikë 17-vjeçarin në Prishtinë





Një 17-vjeçar u ther me thikë sot, rreth orës 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për këtë rast u arrestua më vonë nga Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se i dyshuari është Leonit Sadiku.





Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë të ditur se prokuroi kujdestar ka urdhëruar që ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha sot Sinjalit se therja kishte ndodhë gjatë një përleshjeje fizike.

“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.





Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.