Home Uncategorized “Bild” sjell hollësi të reja për vrasjen: Djemtë e kishin thirrur policinë...

“Bild” sjell hollësi të reja për vrasjen: Djemtë e kishin thirrur policinë më 2020





“Bild” sjell hollësi të reja për vrasjen: Djemtë e kishin thirrur policinë më 2020

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka publikuar hollësi të reja për rastin e rëndë që ndodhi të hënën në Gjermani, ku një burrë shqiptar vrau dy fëmijët e tij, e plagosi bashkëshorten dhe vrau veten.

Sipas Zyrës për Mirëqenien e të Rinjve, duket se fëmijët e sul muesit e kishin thirrur policinë në mars të vitit 2020, pas një zënke të ashpër mes prindërve të tyre, përcjell Gazeta Express.





Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve në Stormarn tha: “Si rezultat, më 24 mars 2020, ne pranuam një raport nga policia për dhunë familjare në një familje.”

Më pas, kjo zyrë kishte kërkuar që të bisedonte me familjen. “Kur marrim mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë ata që janë të përfshirë. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim ndonjë dëshmi që prindërit kishin probleme psikologjike. Ne gjithashtu nuk gjetëm ndonjë shenjë të ndonjë rreziku për mirëqenien e fëmijëve”, tha Schmidt.

“Nëse prindërit synojnë të ndahen, tashmë mund të imagjinoj që një akt i tillë i tmerrshëm do të mund të ndodhte. Frika nga humbja mund të luajë rol të madh këtu. Ka të bëjë me fëmijët”, shtoi zyrtarja gjermane.





Babai, zejtar, thuhet se ka qenë gjaknxehtë, sipas fqinjëve. Thuhet gjithashtu se ai i ka kërcënuar fqinjët në të kaluarën, kur ata e kishin raportuar në polici.

Nëna e fëmijëve të vrarë, Advije R., 38 vjeçe, është e plagosur seriozisht dhe ndodhet në spital. Sipas gazetës “Bild”, po hetohet nëse babai i ka qëlluar familjarët dhe më pas veten.